• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Buzëqeshin “galaktikët”, Vinicius e Guler rikthehen në stërvitje

26/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid është rikthyer në stërvitje pas disfatës në derbi përballë Atletico Madrid, me ekipin e Ancelotti-t që ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës sepse kalendari është shumë i ngjeshur.

Të mërkurën madrilenët do të luajnë përballë Las Palmas ndërsa në fundjavë do të mas forcat përballë Girona-s, ndërsa pas disfatës në derbi ka pasur disa lajme pozitive për trajnerin këtë të hënë, teksa në seancën stërvitore janë rikthyer Vinicius Junior dhe Arda Guler.

Gjithsesi, trajneri italian nuk kërkon të rrezikojë dhe në mesjavë, braziliani vështirë se mund të luaj, por mund të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës, atë ndaj ekipit surprizë të momentit, Girona. Vinicius u grumbullua edhe për takimin ndaj Atletico, por në fund stafi mjekësor vendosi që braziliani të mos qëndronte as në stol, ndërkohë që mungon prej fillimit të këtij muaji.

Ndërkaq, talenti Arda Guler është ende në  pritje të debutimit, por mediet spanjolle kanë bërë me dije se turku ka nisur të punojë edhe me topin, por i duhet të presë edhe pak për të zbritur në fushën e blertë me “galaktikët”.

Next Post

Adani sulmon Alegrin: Ka paguar 50 milionë euro Bremer dhe nuk është skuadër për titull?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.