Lajme të rëndësishme kanë mbërritur nga Milanello për Allegrin, ku kuqezinjtë rifilluan stërvitjen këtë mëngjes pas barazimit të mbrëmshëm kundër Atalantës me rezultatin 1:1 në Serie A.
Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, i cili është jashtë fushave që nga fundi i gushtit për shkak të një frakture, ka marrë pjesë në punë individuale me stafin teknik të Milanit.
Duke filluar nga nesër, ai dhe Pervis Estupinan do t’i rikthehen stërvitjes së plotë në grup. Mbrojtësi më në fund është rikuperuar nga lëndimi i kyçit të këmbës që pësoi gjatë detyrës ndërkombëtare, siç raportohet nga Milan News.
Sa i përket lojtarëve të tjerë të lënduar, Max Allegri shpreson që Christian Pulisic të rikthehet në stërvitje të plotë pas ndeshjes kundër Romës. Adrien Rabiot, nga ana tjetër, pritet të kthehet vetëm pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit, kur derbi i Milanos është planifikuar për 23 nëntor.


