Sunday, 16. August 2026
Sport

BVB ka akord me PAOK për transferimin e Konstantelias, tifozët rrethojnë stadiumin dhe kërkojnë prishjen e akordit

GS 16/08/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtari është në Dortmund, por Selaniku ka humbur qetësinë!

Transferimi i Giannis Konstantelias nga PAOK-u te Borussia e Dortmundit ka shkaktuar një revoltë të mirëfilltë mes tifozëve në Greqi.

Pak para se të finalizohet marrëveshja shumëmilionëshe, ultrasit e klubit të 23-vjeçarit po përpiqen ta ndalojnë transferimin.

Një veprim i tillë bëri që një vit më parë presidenti i klubit të PAOK-ut të dorëzohej dhe të hidhte në kosh marrëveshjen e arritur me skuadrën e VfB Stuttgart.

Ditën e sotme Konstantelias zbarkoi në Dortmund pasi klubi gjerman kishte prenotuar një orar për të kryer testet e zakonshme mjekësore.

Por tifogrupi “Gate 4” po ushtron presion publik mbi drejtuesit e klubit, madje duke protestuar para zyrave kanë kërcënuar të mbyllin stadiumin.

Talenti është ndaluar edhe në aeroportin e Dortmundit nga një tifoz i PAOK, i cili i ka kërkuar shpjegime për vendimin që ka marrë për t’u transferuar në Gjermani madje dhe ka bërë një video-telefonatë me krerët e grupit të ultrasve në Selanik. A.V.

Teilen: