! Gjenerata e sakrificës është gjenerata më krenare dhe e lavdishme e Kosovës
Bylbyl Sokoli, ke gabu rëndë të dielën që nuk ia përplase fytyrës Baton Haxhiut dhe mi thënë ngadalë Baton se ju nuk mundeni me fol për historinë më të lavdishme të futbollit e sportit të Kosovës sepse ju edhe të tjerët keni qenë në vijë të parë frontale.
Bylbyl ke gabu rëndë të dielën që heshte dhe nuk i the Baton Haxhiut: Ngadale Baton, se ju nuk jeni në historinë e lavdishme të futbollit të Kosovës.
Mos u bë frikacak se nuk njoh si frikacak!
Bylbyl mbroje vetëm të vërtetën, mos lejoni të shtrembërohet historia sepse e mbron të vërtetën, e mbron veten dhe krenarinë tuaj dhe të shokëve tu.
Sepse shtrembërimi i historisë, është një goditje e rëndë për gjithë ata donatorët të asaj kohe, trajnerët, futbollistët, gjyqtarët, delegatët e federatën e asaj kohe dhe për veten tuaj.
Nëse Agim Ademi iu ka bë ther, Agim Ademi nuk ka qenë në FFK në atëkohë, por Agim Bytyçi kryetar e Sejdi Mërkoja – sekretar i përgjithshëm!
Mos lejoni të përdhoset historia më krenare e djemve e vajzave të arta të sportit të Kosovës, më e lavdishme e sportit të Republikës së Sportit të Kosovës.
Sportistët shqiptarë të gjithë (me përjashtim të disave) u bashkuan në një front të përbashkët duke i rezistuar okupatorit serb. Luanin në fusha të improvizuara dhe edhe aty të përndjekur, të rrahur, e të burgosur nga regjimi serb.
Bylbyl Sokoli bëhet bylbyl i të vërtetës dhe as mos ndjeni frikë nga kushdo që është.
Sepse prej ditës së parë jeni pjesë e sportit të pavarur të Republikës së Kosovës.
Bylbyl ke qenë ndihmëtrasjner i selektorit të parë të kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli.
Bylbyl bashkë me selektorin Ajet Shosholli me 14 shkurt të vitit 1993 në Tiranë u ballafaquat me kombëtaren e Shqipërisë!
Bylbyl bëhet bylbyl i të vërtetës sepse të dielën heshte karshi Baton Haxhiut.
Bylbyl nuk keni nevojë t’i frikësoheni askujt se lere me Baton Haxhiut sepse ju jeni mbret i historisë së gjeneratës së sakrificës. Të dielën me heshtjen tuaj, apo duke bërë diplomaci të panevojshme, keni gabuar rëndë.
Bylbyl, ju për Baton Haxhiun jeni zot i futbollit.
Bylbyl, dokumentet janë, njerëzit janë të gjallë, mos lejo që të përdhoset historia krenare dhe e lavdishme që keni bërë në vitet e 90-ta. Bylbyl, Ju keni qenë edhe selektor pas vitit 1996!
Bylbyl, ju keni drejtuar 2w Korrikun e Prishtinës që ka pas shkollën më të lavdishme të futbollit në vitin 1996 – 1997, ekziston edhe shkrimi i “Top Sportit”.
Bylbyl edhe ju keni mundur me qenë në Beograd, pjesë e garave serbe, por me shokë e fute jetën para plumbit dhe sfiduat regjimin serb.
Bylbyl në atëkohë në baltë, vapë, shi e borë, ke vrapuar dhe sot në liri, në shtetin e Kosovës, po hesht përballë të së vërtetës dhe po lejon të dalin në skenë njerëz që nuk kanë lidhje me sport. Bylbyl bëhu i burrë i të vërtetës se je pjesë e historisë më të lavdishme!
Unë si dashamirë i sportit, si fëmijë, e dij mirë se grupet në formë kampionatit kanë startuar në edicionin 1992-1993, t’i faktojë me gazeta!
Bylbyl, mos lejo historia të tjetërsohet!