Skuadra e Dinamo Ferizajt përmes një komunikate e ka bërë zyrtare trajnerin e ri, Bylbyl Sokolin.
Pasuesi i Burim Qerkinit te Dinamo e Ferizajt është trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, raporton KosovaPress.
“Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.
I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku”, shkruante në komunikatën e Dinamo Ferizajt.
Sokoli ka drejtuar skuadra të njohura si Prishtinën, Gjilanin e Llapin, ndërsa së fundmi ishte trajner i Malishevës.