Sunday, 26. April 2026
Sport

Bylbyl Sokoli, zgjidhet trajner i ri i Dinamo Ferizaj

GS 08/03/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Dinamo Ferizajt përmes një komunikate e ka bërë zyrtare trajnerin e ri, Bylbyl Sokolin.

Pasuesi i Burim Qerkinit te Dinamo e Ferizajt është trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli.

“Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.

I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku”, shkruante në komunikatën e Dinamo Ferizajt.

Sokoli ka drejtuar skuadra të njohura si Prishtinën, Gjilanin e Llapin, ndërsa së fundmi ishte trajner i Malishevës.

 

Teilen: