Bylisi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 3-1 në javën e pestë të “Abissnet Superiore” në një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.
Një sfidë që nisi mirë për të kuqtë, të cilët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 19-të, me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Isgandarli. Megjithatë, ballshiotët reaguan dhe në minutën e 42-të arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë është edhe njëherë Malomo(minuta e 54-ët) që arrin të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa Kodji 72’ firmosi për 3-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i sfidës.
Me këtë fitore ballshiotët ngjiten në kuotën e 6 pikëve(1 fitore, 3 barazime, 1 humbje). Për të kuqtë kjo është humbja e tretë radhazi, ndërsa zbret në vendin e tetë në kuotën e 4 pikëve(1, fitore, 1 barazim, 3 humbje).