Bylisi nuk ndalet në merkato. Pas prezantimit të një portieri dhe një sulmuesit, klubi mallakastriot prezanton edhe një afrim në mbrojtje.
Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Dime Dimov është zyrtarisht nëj lojtar i Bylisit. 31-vjeçari është një lojtar me eksperiencë dhe së fundmi është aktivizuar në Indonezi.
“Dime Dimov, mbrojtësi shtatlartë nga Maqedonia e Veriut, eksperienca e të cilit është formuar në klube të njohura të shtetit të tij, por edhe në Bullgari e së fundmi në Indonezi. Vlen të theksohet se ka qenë titullarë në çdo klub ku ka luajtur”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Teilen: