Bylisi prezanton 4 afrime të reja në skuadër. Mallakastriotët kanë siguruar shërbimet e Roni Uankeuai, Paulo Pjeshkës, Ilir Gjuzit dhe Aurel Gjuzit.
“FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë lojtarët e afruar në këtë merkato vere:
Sulmuesi Roni Uankeuai, që është bërë pjesë e skuadrës disa ditë më parë dhe që pritet të jetë një forcë e shtuar në sulmin e skuadrës sonë.
Mesfushori Paulo Pjeshka, shkodrani 22-vjeçar që së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit.
Sulmuesi 21-vjeçar Ilir Gjuzi, i cili vjen nga eksperiencat në Spanjë por edhe në Francë me të rinjtë e Monakos.
Sulmuesi 18-vjeçar, Aurel Gjuzi, që në karrierën e tij është aktivizuar me skuadrat e Juventus Lorret në Spanjë dhe në Akademinë e Monakos, në Francë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.