Monday, 31. August 2026
Sport

Bytyqi asiston në barazimin e CSKA Sofias

GS 10/11/2024 1 Min. Lesezeit

Zymer Bytyqi e ka regjistruar asistimin e parë te skuadra e CSKA Sofias.

Bytyqi kontribuoi me asistim në barazimin 2:2 të CSKA Sofias ndaj Krumovgradit. Ndeshja u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 15-të të kampionatit bullgar.

Bytyqi asistoi te goli i dytë që e shënoi Goduine Koyalipou në minutën e 58-të.

Ai luajti deri në minutën e 66-të. Lumbardh Dellova e kompletoi ndeshjen.

Bytyqi e ka të shënuar edhe një gol në shtatë ndeshje të luajtura këtë edicion.

CSKA Sofia është në vendin e tetë me 18 pikë. Krumovgradi ka 16 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.

Teilen: