Zymer Bytyqi ka regjistruar një asistim fantastik në ndeshjen ndërmjet Antalyasporit dhe Besiktas.
Futbollisti i Kosovës ka asistuar te Jehezkel, i cili shënoi golin e dytë, gol i cili përmbysi rezultatin 2:1 kundër Besiktasit.
Asistimi i Bytyqit ndodhi në minutën e 50-të, ndërkohë që nisi një top të gjatë nga i cili përfitoi sulmuesi që kaloi portierin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.
Bytyqi e ka nisur takimin nga minuta e parë për Antalyasporin, ndërsa titullar është edhe Milot Rashica për Besiktasin.
Asistimin e Bytyqit dhe golin e Antalyasporit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/
GOL | Antalyaspor 2-1 Beşiktaş #ANTvBJK
⚽️ 50’ Sagiv Jehezkel
Antalyaspor 5 dakikada bulduğu 2 gol ile öne geçti🔥 pic.twitter.com/oKVuSim939
— Süper Lig – Anında goller (@anindagol_2) November 5, 2023