Karlo Ançeloti nuk e di ende të ardhmen e tij, por di se do të vendosë gjithçka në fund të sezonit.
Kjo është bërë e ditur nga prestigjozja “AS”. Trajneri italian ka biseduar me presidentin Florentino Perez dhe palët kanë rënë dakort që do të flasin pasi të mbarojë sezoni. Bëjmë me dije se Ançeloti ka një kontratë deri në vitin 2026, por gjithçka varet nga rezultatet që do të arrijë me klubin merengues në fund të sezonit.
Nga ana tjetër Çabi Alonso po shihet gjithnjë e më shumë si trajneri i ardhshëm i Realit. Megjithëse nuk ka ende një njoftim zyrtar, burime të afërta me klubin thonë se spanjolli ka komunikuar personalisht me Perezin duke i shprehur dëshirën e tij për të qenë trajneri i ardhshëm, duke i thënë: “President, dua të jem trajneri i ardhshëm i Madridit.”
PANORAMASPORT.AL