Friday, 1. May 2026
Futboll

Cafu mbështet hapur “Ligjin Vinicius”: Fantastik, duhet transparencë totale në fushë

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

Legjenda braziliane Cafu ka mbështetur hapur të ashtuquajturin “Ligji Vinicius”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt më shumë transparence dhe drejtësie në futboll. “E konsideroj fantastik, – u shpreh ai, duke nënvizuar se lojtarët nuk duhet ta fshehin më komunikimin në fushë. – Nuk ke pse ta mbulosh gojën kur flet me shokët e ekipit apo me kundërshtarët”.

Sipas Cafu, ky ndryshim synon të rrisë përgjegjësinë individuale dhe të luftojë sjelljet e papranueshme gjatë ndeshjeve. Mesazhi i tij është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Të gjithë duhet ta tregojnë veten ashtu siç janë”.

Debati rreth këtij rregulli të ri, i lidhur me rastet e diskriminimit dhe tensioneve në fushë, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa figura të mëdha të futbollit po rreshtohen në mbështetje të tij.

 

Teilen: