Legjenda braziliane Cafu ka bërë një deklaratë të forte, duke vendosur Neymar mbi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për podcastin “Podpah”, ish-mbrojtësi theksoi: “Neymar është më i mirë se të gjithë, më i mirë se Messi, Cristiano, Kylian Mbappé…”
Sipas Cafu, diferencën e bën talenti teknik: “Nga këndvështrimi im, Neymar është më i mirë se Messi. Nga këto gjenerata të fundit, ai është më i miri”. Fituesi i Botërorit 1994 dhe 2002 beson se braziliani ka më shumë potencial në lojë: “Ka më shumë repertor, pa dyshim. Më shumë cilësi teknike”.
Megjithatë, Cafu nuk kurseu vlerësimet për dy ikonat e futbollit. Për CR7 theksoi përkushtimin maksimal: “Në aspektin e angazhimit, fiton Cristiano Ronaldo”. Ndërkohë, për Messin nënvizoi “stilin unik dhe cilësinë e jashtëzakonshme”. Pavarësisht kësaj, zgjedhja e tij mbetet e qartë: Neymar, si talenti më i plotë i brezave të fundit.