Sunday, 24. May 2026
Sport

Caktohen gjyqtarët e javës në Superligë, i përfoluri Mervan Bejtullahu në asnjë ndeshje

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar gjyqtarët e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, si zakonisht sipas shortit.

Vërehet se gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk është caktuar në asnjë ndeshje të kësaj xhiroje.

Bejtullahu kërkoi falje për disa momente në ndeshjen Dukagjini-Gjilani, ku tha se nuk i akordoi dy penallti në favor të Gjilanit, por që fajësoi VAR-in ku gjyqtar aty ishte Alban Shala.

E as Shala nuk është caktuar në asnjë ndeshje në këtë xhiro.

Teilen: