• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Caktohen gjyqtarët e xhiros së fundit të vjeshtës

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten, në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për delegimin e zyrtarëve të ndeshjeve të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Superligë.

Ndeshjet e kësaj xhiroje, me të cilën edhe përmbyllet viti 2024, do të luhen përgjatë tri ditëve, të premten, shtunën dhe të dielën.

Llapi – Dukagjini është dueli që luhet të premten dhe hap xhiron, ndërsa gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë Burim Jahmurataj.

Jahmurataj do të asistohet nga Bujar Selimaj e Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Dardan Çakës i është besuar ndeshja Prishtina – Malisheva, që luhet të shtunën, ku Granit Hyseni e Altin Zhegrova do të jenë asistentë derisa Bardh Ajeti është gjyqtari i katërt.

Të shtunën, luhet edhe ndeshja Ferizaj – Gjilani, në të cilën kryesori është Egzon Dakaj, që do të ndihmohet nga Arbnor Bullatovci e Drilon Rexhepi kurse Isak Ceroviku do të jetë gjyqtari i katërt.

Eridon Podvorica kryesor, Besnik Morina e Hekuran Osmani asistentë dhe Gramos Shala gjyqtar i katërt, janë zyrtarët e ndeshjes Drita – Feronikeli ’74, që luhet të dielën.

Ndërkohë, në duelin tjetër të së dielës, Suhareka – Ballkani, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati që do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa e Faton Jakupi, ndërsa gjyqtar i katërt është Alban Shala.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje të elitës së futbollit kosovar startojnë në orën 13:00 dhe mund ti përcillni në platformën Telkos.

Next Post

Partizani-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Mungesat nuk na trembin, synojmë fitoren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.