Thursday, 22. January 2026
Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e 22-të, Çaka në derbin Llapi – Prishtina

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

Pas xhiros së 21-të që u zhvillua në mesjavë, këtë vikend në program do të jetë ajo e 22-ta.

Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën, kurse tri të tjera të dielën.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Podujevë të dielën, mes Llapit dhe Prishtinës, duel ky që do të drejtohet nga kryesori Dardan Çaka.

Kjo xhiro hapet me ndeshjet Ballkani – Gjilani dhe Malisheva – Feronikeli ’74, që do të zhvillohen të shtunën.

Përveç derbit të javës, të dielën në program për t’u zhvilluar janë edhe ndeshjet Drita – Dukagjini dhe Liria – Fushë Kosova.

Pas tërheqjes së shortit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar edhe gjyqtarët e deleguar për ndeshjet e javës së 22-të.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet janë të parapara të luhen nga ora 13:00.

 

 

Teilen: