Saturday, 21. November 2026
Sport

Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

GS 21/11/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes Komisionit të Garave, ka njoftuar klubet dhe opinionin sportiv për datën dhe orën e tërheqjes së shortit për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Sipas njoftimit të FFK-së, shorti do të hidhet të premten e ardhshme, më 27 nëntor, me fillim nga ora 14:00, në selinë e federatës në Prishtinë.

Në këtë fazë të garës do të marrin pjesë skuadrat e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.

Ndërkaq, ekipet që triumfojnë në përballjet e kësaj faze do të sigurojnë kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: