Saturday, 23. May 2026
Sport

​Caktohet dita dhe orari për ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Është caktuar dita dhe orari se kur do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së parë të Superligës së Kosovës mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Përballja mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit nuk u zhvillua në javën e parë të këtij sezoni për shkak se Gjilani kishte probleme organizative në klub.

Tani, është bërë e ditur se kjo ndeshje do të luhet nesër (11 tetor) në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit me fillim nga ora 15:00.

Gjilani renditet në pozitën e tetë me tetë pikë të arkëtuara pas tetë ndeshjeve, krahas Fushë Kosovës që ka vetëm dy pikë brenda tetë ndeshjeve të zhvilluara.

11 tetor

15:00 Fushë Kosova – Gjilani (Stadiumi Sami Kelmendi – Lipjan)

Teilen: