• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Caktohet “dita e gjykimit” për Dani Alves, braziliani rrezikon minimalisht 4 vite burg

04/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Gjykata e Barcelonës ka caktuar datën kur do të zhvillohet gjyqi i brazilianit.

Gjykata e Barcelonës ka rezervuar dy javë në shkurt 2024 për t’i dhënë fund një sage hetimesh. Kjo do të thotë se në pak më shumë se dy muaj Dani Alves, aktualisht në paraburgim, do të jetë në bankën e të akuzuarve.

Megjithatë, ka ende opsione që gjykimi të mos zhvillohet, me avokatët e viktimës së dyshuar dhe ata të Alvesit nuk kanë arritur një marrëveshje për dënimin: Ester García, avokatja e së resë, nuk pranon më pak se katër vjet burg.

Prokuroria, nga ana e saj, propozoi një dënim minimal prej nëntë vitesh burg, si dhe dhjetë vjet lirim të mbikëqyrur dhe 150,000 euro dëmshpërblim. Nga ana tjetër, avokatja e viktimës së dyshuar ka këmbëngulur se ajo nuk do të arrijë asnjë lloj marrëveshjeje financiare.

Nëse nuk ndodh një kthesë rrënjësore, Dani Alves do të qëndrojë në burg deri në mbajtjen e gjyqit. Autoritetet e kanë përjashtuar kërkesën e tij për lirim të përkohshëm për të tretën herë pasi mendojnë se ekziston rreziku i arratisjes. /i.m /abcnews.al

Next Post

Kujtim Shala: Kurrë nuk m’u ofrua asnjë post në FFK, a thua pse?!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.