Ndeshjen e balotazhit në mes të Bashkimit tw Kumanovës dhe Vëllazërimit nga Kërçova që do të zhvillohet, të dielën, në stadiumin e qytetit në Tetovë (ora 17:00) do ta referoj shkupjani Igor Stojçevski.
Ndihmësi i tiij i parë do te jetë Filip Ickovski dhe i dyti Dejan Dimitrievic. Refer i katërt do teë jetë Dejan Mladenovski.
Stojcevski ishte refer kryesor edhe në finalen e kupës Struga Trim Lum-Makedonija GJP.
Në dy ndeshjet tjera të balotazhit për të plotësuar Ligën e Dytë të Maqedonisë do të takohen: Teteks-Osogovo (stadiumi “Boris Trajkovski” në Maxhari) dhe Vardar Negotinë-Novaci (kërcovë). Edhe këto ndeshje do nisin nga ora 17:00.