Wednesday, 1. April 2026
Sport

Caktohet gjyqtari i ndeshjes Çeki – Shqipëri, kishte polemika me Mourinhon

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Shqipëria do të sfidojë Çekinë në ‘Fortuna Arena’ të Pragës mbrëmjen e 7 shtatorit me synimin për t’iu afruar edhe më shumë objektivit për një vend në Euro 2024, teksa rëndësinë e takimit e ka të qartë edhe UEFA.

Qeveria europiane e futbollit ia ka besuar arbitrimin e ndeshjes anglezit Anthony Tailor, i cili konsiderohet edhe si gjyqtari më i zotë në Premier League.

  

Së fundi Tailor ka arbitruar finalen e Europa Leagues mes Romës dhe Sevillas, ku u kritikua jo pak nga Joe Mourinho dhe mediat italiane, për disa vendime të dyshimta.

Edhe në Angli ka disa tifozeri që janë polemike ndaj Tailor, që gjithsesi mbetet një emër i respektuar i arbitrimit dhe  do të duhet të vendosë drejtësi në transfertën e kuqezinjve ndaj Çekisë. Ndihmës të tij do jenë anglezët Gary Besuick, Lee Bets dhe Craig Pauson.

Republika Çeke-Shqipëri do të zhvillohet në orën 20:45 të 7 shtatorit dhe do të transmetohet në SuperSport, Falas për të gjithë ata që kanë një abonim familjar aktiv.

  

  


Teilen: