• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Calafiori: Spalletti nuk e ka vendosur listën, shpresoj të më marrë!

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Riccardo Calafiori me siguri do ta mbajë mend për shumë kohë ndeshjen e Italisë me Turqinë pasi mbrojtësi debutoi dhe regjistroi prezencën e parë me fanellën e axurrëve. Trajneri Luciano Spalletti vendosi t’i besojë një vend në listën paraprake të Euro 2024, teksa tashmë 22-vjeçari i Bolognas shpreson që tekniku ta mbajë pjesë të organikës edhe për fazën finale të Europianit.

“Debutimi me kombëtaren ishte shumë emocionues, pata një ndjesi shumë të bukur dhe e ndjeva ngrohtësinë e tifozëve kur u futa në fushë. Për mua është një ëndërr që u bë realitet.

A do të jem me kombëtaren në Euro 2024? Unë jam mësuar t’i vendos vetes objektiva të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë edhe të mos kem shumë pritshmëri. Nuk ka të bëjë me përulësinë, por kështu sido që të shkojë nuk zhgënjehem. Mendoj se Spalletti ende nuk ka vendosur për listën finale, ndaj dua të vazhdojë dhe të bëj mirë.

Para tre vitesh, Europianin e ndiqja nga shtëpia dhe pasi fituam dola të festoja. Tani jam këtu, por për këtë punojmë çdo ditë”, u shpreh Calafiori.

Next Post

Vlahoviç premtime të mëdha nga grumbullimi me Serbinë: Dua të jem Kristiano Ronaldo i Juves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.