• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Calhanoglu e ‘qon në qiell’ Asllanin: E kam vëlla të vogël, është i rëndësishëm

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Calhanoglu me fjalë të mëdha për Asllanin: E kam vëlla të vogël, është i rëndësishëm.

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj RB Salzubrg në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.

Kjo fitore i ofron Neroazzurët edhe më shumë me objektivin fillestar që është kalimi i grupit si lider.

Alexis Sanchez dhe Hakan Calhanoglu ishin autorët e dy golave për skuadrën zikaltër derisa mesfushori turk pas ndeshjes foli për fitore.

“E dinim që nuk do të ishte e lehtë, pasi ata janë një ekip i ri që vrapojnë shumë dhe kanë entuziazëm. Ne ishim përballur tashmë me ta në një miqësore verore dhe e dinim se si ata luanin”, tha Calhanoglu për Sky Sport Italia.

“E rëndësishme ishte fitorja. Aktualisht jemi në krye, tani kemi dy ndeshje radhazi si jashtë dhe ato do të jenë të vështira. Kjo e bën atë një rezultat vërtet të mirë. Ne duhet të luajmë gjithmonë me mentalitetin dhe inteligjencën e duhur. Nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë, por ne luajtëm mirë dhe merituam pikët”, tha Calhanoglu.

Tutje mesfushori turk foli edhe për shqiptarin Kristjan Asllanin me të cilin është konkurrencë, por kanë një raport të shkëlqyer duke e cilësuar si një vëlla të vogël.

“Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”, tha Calhanoglu.

Next Post

Inter, De Vrij: Shumë i lumtur që Pavard erdhi tek ne, ai është shumë i fortë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.