Interi triumfoi me rezultatin 2-0 mbrëmjen e sotme ndaj Frozinones, falë golave të Dimarkos dhe Çalhanoglu. Mbrojtësi italian realizoi një eurogol nga një distancë e konsiderueshme, ndërkohë që mesfushori turk realizoi nga pika e bardhe e penalltisë.
Me realizimin e sotëm, Dimarku u bë një nga dy mbrojtësit e vetëm në Top 5 Ligat Europiane, që ka shënuar të paktën dy gola dhe ka dhënë të paktën dy asistime në secilin nga katër sezonet e fundit (nga 2020/21 deri në 2023/24), mbrojtësi tjetër është Ashraf Hakimi.
2+2 – Federico #Dimarco is one of the only two Big-5 European Leagues defenders to have scored at least two goals and provided at least two assists in each of the last four seasons (from 2020/21 to 2023/24) – the other is Achraf Hakimi. Feat. #InterFrosinone pic.twitter.com/SD6xokLjvT
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 12, 2023
Ndërkohë për sa i përket statistikave, një tjetër fakt interesant është se Çalhanoglu ka shënuar më së shumti gola nga penalltia në 10 Ligat më të mëdha Europiane 23/24 (5 deri më tani): Ai i ka kthyer në gol të 9 penalltitë që ka realizuar për Interin në Serinë A, duke u konfirmuar si një ekspert.
5 – Hakan #Calhanoglu has scored the most goals from penalty kick in the Big-10 European Leagues 23/24 (5 so far): he has converted all the 9 penalties he taken for Inter in Serie A. Safety.#InterFrosinone
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 12, 2023
PANORAMASPORT.AL