Nga njëra anë, besimi se ai mund të bëhet një kampion absolut. Nga ana tjetër, shpresa se më në fund do të vijë shkëndija përfundimtare për të dhënë atë atmosferë të një kampioni – dhe sigurinë që mund ta përcaktojë me vazhdimësi – me fanellën e Interit.
Kristjan Asllani thirret për të bërë hapin tjetër. Sipas asaj që është konstatuar nga FcInterNews, klubi ziklatër vazhdon të ketë besim te ish-lojtari i Empolit, aq sa ka refuzuar ofertat e shumta të marra për të vitet e fundit si nga Italia ashtu edhe jashtë saj. Në të vërtetë, disa mbërritën menjëherë pas mbërritjes së tij në Milano.
Interi ka refuzuar edhe një ofertë prej 25 milionë eurosh për Asllanin, pikërisht sepse shqiptari mund të përfaqësojë një lojtar themelor në mesfushën e Simone Inzaghit në vitet e ardhshme.
Të kesh Hakan Calhanoglu përballë të ndihmon të mësosh dhe të përmirësohesh ditë pas dite, por qartësisht i heq hapësirë zëvendësuesit (aq sa shqiptari ndoshta nuk do të jetë as titullar në Kupën e Italisë kundër Udineses).
Në çdo rast, këta muaj do të jenë vendimtar për Asllanin, i cili synon të bëhet edhe më i rëndësishëm në projektin e zikaltërve. Përndryshe, nëse verën e ardhshme do të mbërrinin oferta të rëndësishme, do të pranoheshin edhe propozimet për njëzet e dy vjeçarin (i cili gjithsesi ka rinovuar së fundmi kontratën, duke demonstruar besimin e dhënë ndaj tij).