Thursday, 1. October 2026
Futboll

Calhanoglu me dy “mendje”, Inter nuk humb kohë dhe gjen që tani zëvendësuesin e turkut

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Hakan Calhangolu mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Interit. Mesfushorit turk i skadon kontrata në qershor të këtij sezoni dhe deri tani nuk ka asnjë të re për ndonjë rinovim të mundshëm.

Ndërkohë, Fenerbahce dhe Galatasaray kanë nisur që tani betejën mes tyre për të bindur Calhanoglu. Në anën tjetër, Inter nuk ka humb kohë dhe ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të mesfushorit turk. La Gazzetta dello Sport zbulon se Inter ka filluar që tani lëvizjet e para për të afruar Alessandro Romano.

20-vjeçari i cili së fundmi ka debutuar me kombëtaren italiane, po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, por për momentin Inter duket klubi më afër tij. Cagliari e vlerëson tani 20-25 milionë euro.

Teilen: