Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm për madrilenët.
Edhe pse i ri në moshë sezonin që lam pas mesfushori francez luajti një rol tejet të madh për Realin.
Përveç pozitës së tij natyrale prej mesfushori, ai tregoi që është i aftë edhe në reparte të tjera.
Duke luajtur kështu edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut për pothuajse gjithë sezonin.
Por, kjo nuk është e tëra, pasi ai së fundmi ka treguar aftësitë e tij edhe si portier.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet duke bërë disa pritje spektakolare.
Ajo video mund ta frikësojë paksa bashkëlojtarin e tij në portë, Thibaut Courtois.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë videon në fjalë./Lajmi.net/