Francezi Eduardo Camavinga, ka kërkuar zyrtarisht largimin nga skuadra e Real Madridit këtë verë.
Mediumet spanjolle, raportojnë se francezi nuk është aspak i kënaqur me trajnerin e ri, Xabi Alonso dhe për këtë arsye dëshiron të largohet.
Me ardhjen e Alonsos në krye të ekipit, mesfushori francez e ka humbur vendin për shkak të konkurrencës së madhe nga Aurelien Tchouameni, Jude Bellingham, Federico Valverde e Arda Guler.
Alonso po preferon mesfushorët tjerë para Camavingas, i cili nuk po e pranon rolin e rezervistit dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e ekipeve angleze.
22-vjeçari ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2029 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro.