Mesfushori i Real Madridit, Eduard Camavinga ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore me Kombëtaren e Francës.
Mesfushori i Real Madridit pësoi një lëndim në gju pas kontaktit me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.
Camavinga nuk e përfundoi seancën, sipas L’Équipe, përcjell lajmi.net.
Shenjat e para janë se lëndimi nuk është serioz.
Sipas raportimeve mesfushorin i ka thënë Didier Deschamps se gjuri ishte “në rregull”.
Megjithatë, pjesëmarrja e Camavinga në ndeshjen e së shtunës në Nice, kundër Gjibraltarit tashmë është në dyshim.
“Les Bleus” do të përballet edhe me Greqinë të martën, megjithatë, Franca tashmë është kualifikuar në Euro 2024. /Lajmi.net/