Barcelona ka konfirmuar se ndeshja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Pairs Saint-Germain do të zhvillohet në stadiumin olimpik Lluis Companys.
Klubi katalunas do ta luajë ndeshjen e radhës në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve ndaj kampionëve aktualë të Evropës.
Megjithatë, ka pasur diskutime të shumta se ku do t’i zhvillojë Barcelona ndeshjet në këtë fillim sezoni dhe tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar.
“FC Barcelona njofton se ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, më 1 tetor, në orën 21:00, kundër Paris Saint-Germain, do të luhet në stadiumin olimpik Lluis Companys”.
“Klubi vazhdon të punojë intensivisht për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou në muajt në vijim”.
“FC Barcelona dëshiron të falënderojë anëtarët dhe tifozët e saj për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë një procesi kaq kompleks dhe emocionues siç është rikthimi në Spotify Camp Nou të ri”, thuhet në njoftim.