Emre Can ka arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera te Borussia Dortmundi.
Can ka nënshkruar kontratën e tij të re me Dortmundin, e cila do ta mbajë atë në “Signal Iduna Park” deri më 30 qershor të vitit 2026, raporton lajmi.net.
“Ndihem shumë rehat këtu në Dortmund, në muajt e fundit kam ardhur padyshim dhe kam treguar se çfarë pres nga vetja dhe çfarë presin tifozët këtu nga unë”, tha Can pasi nënshkroi kontratën e re.
Në 121 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, Emre Can ka arritur të regjistrojë 12 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij./Lajmi.net/