Canka shpërdoron penallti, Burreli largohet me fitore nga Lushnja
Burreli ka marrë një fitore të çmuar 1-0 në “Roza Haxhiu” përballë vendasve të Lushnjës, në sfidën që mbylli javën e 20-të të Kategorisë së Parë.
Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e mbushur me emocione. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, Lushnja ka një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pasi fiton një penallti, por kapiteni Canka gabon nga 11-metrat, duke goditur jashtë.
Burreli merr zemër dhe arrin që të shënojë me Mëllugjën golin që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje.
Matjanët ngjiten në vendin e katërt në renditje në kuotën e 29 pikëve, pas këtij suksesi, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e 10-të me 20 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura.
Teilen: