Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, ka folur për Lamine Yamal.
17-vjeçari shpërtheu te Barcelonës sezonin e kaluar, duke regjistruar shtatë gola dhe 10 asiste nga 50 ndeshje.
Ai shkëlqeu edhe me Spanjën në Euro 2024, duke fituar çmimin Lojtari i Ri i Turneut.
Duke folur së fundmi, siç citohet nga Barca Universal, Cantona këmbënguli që Djajtë e Kuq nuk kanë askënd si Yamal në radhët e tyre.
“Më pëlqen mënyra se si luan Spanja dhe është mirë të kesh këtë lloj lojtari, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Ai i befason të gjithë çdo herë.
“Ai ka vizion të madh, teknikë të shkëlqyer dhe merr vendimet e duhura. Unë e adhuroj atë.
Ndonjëherë shikoj një ndeshje vetëm për të parë një lojtar”, tha Cantona.
“Ata (Manchester United) kanë disa lojtarë të mirë, disa lojtarë të mrekullueshëm, sigurisht. Por nuk do të thosha se ka dikë si Yamal. Topi është një mik dhe është shumë e mrekullueshme të kesh këtë marrëdhënie me topin.
“Topi nuk është armik. Shumë lojtarë mendojnë se topi është një lloj armiku. Por kur sheh Lamine Yamal, vërtet ndjen se topi është miku i tij. Edhe një vëlla”, shtoi ai.
Yamal, i cili regjistroi një gol dhe katër asistime në shtatë ndeshje të Euro 2024, ka kontratë në Camp Nou deri në vitin 2026.