• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Capello analizon Inter-Napoli: Conte nën presion, Inzaghi i dënuar të fitojë

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Capello foli sot për “La Gazzetta dello Sport” për ndeshjen se së dielës mes Interit dhe Napolit në “San Siro”, duke u ndalur në temat kryesore dhe rëndësinë e asaj që është në lojë.

“Jam i bindur se ndeshja e së dielës do të jetë një provë shumë, shumë e rëndësishme, veçanërisht për Napolin. Dhe nuk e them këtë sepse rrezikojnë të humbasin kryesimin. Kjo ndeshje për Conte dhe skuadrën e tij peshon veçanërisht sepse vjen pas disfatës së rëndë kundër Atalantës në stadiumin “Maradona”.

Për duelin mes Inzaghit dhe Contes, trajneri ekspert shtoi:

“Magjepsëse, sepse garojnë dy trajnerë fitues që përjetojnë momente shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Conte po kryen punë rikuperimi në Napoli: ai po përpiqet të rikthejë, sipas parimeve të tij, lojën, intensitetin dhe shpirtin i Scudetto-s së dy viteve më parë. Inzaghi jeton si favorit i përjetshëm: që kur ka ardhur tek Interi, ka drejtuar ekipin më të fortë, është i dënuar të fitojë, nuk ka alternativë tjetër, dhe ai e ka treguar se di të mbajë kapelën e një trajneri nën presion”.

Së fundi, një batutë për angazhimin europian të zikaltërve dhe freskinë fizike napolitanëve:

“Kupat e Europës shterrojnë energjinë fizike dhe mendore. Megjithatë, Interi ka gjetur ekuilibrin e duhur, sepse Inzaghi bën rotacion pa humbur në performancë dhe rezultate. Interi po ecën shumë mirë në Champions, fitorja kundër Arsenalit i jep eufori të gjithë mjedisit dhe rrit ndërgjegjësimin e lojtarëve të Interit se janë të fortë dhe të dinë të menaxhojnë veten. Mendoj për krahun të majtë, ku Bastoni dhe Dimarco mundën të merrnin frymë.”

Next Post

Ancelotti: Jam i sigurt që Mbappe do të rikthehet në formën më të mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.