Friday, 16. October 2026
Futboll

Capello i mahnitur nga Cissé: Më çmend, e ka golin në gjak. Kjo është dhunti natyrore

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

“Milani shumë mirë, Juventusi mirë, ndonëse ende peng i problemeve që e shoqërojnë prej kohësh, ndeshje pas ndeshjeje”. Kështu e nis Fabio Capello analizën e paraqitjeve të Milanit dhe Juventusit në Ligën e Europës. Të dyja skuadrat italiane fituan në transfertë: Milani 4-0 ndaj Salzburgut dhe Juventusi 2-1 kundër Celta Vigos.

Capello vlerësoi veçanërisht paraqitjen e skuadrës së Ruben Amorim dhe protagonistin kryesor, Alphadjo Cissé, i cili shënoi 3 gola brenda 49 minutash: “Ky djalosh më çmend. Nuk është një sulmues i mirëfilltë, por e ka golin në gjak, sepse e kupton kur vjen momenti, pozicionohet në vendin e duhur dhe godet. Kjo është një dhunti natyrore”.

Me këtë tripletë, 19-vjeçari u bë futbollisti më i ri italian që e ka marrë topin e ndeshjes me vete nga një sfidë europiane. Në fund, Capello dha edhe një këshillë për të ardhmen e talentit të lindur në vitin 2006, në Trevizo: “Ta lëmë të qetë dhe, mbi të gjitha, të mos i ngarkojmë shumë përgjegjësi. Është shumë i zoti, por nuk mund të jetë ai që zgjidh të gjitha problemet e Milanit”.

Teilen: