• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Capello paralajmëron Milanin

22/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello, ka shkruar në rubrikat e La Gazzetta dello Sport opinionin e tij për disa nga skuadrat e mëdha italiane dhe momentet e ndryshme që po përjetojnë në këtë fillim kampionati.

Në mënyrë të veçantë, ai u ndal edhe për derbin: “Na pret një tjetër ndeshje e madhe, derbi i Milanos, edhe nëse disponimet në Inter dhe Milan janë pothuajse të kundërta”.

“Skuadra e Inzaghit është e freskët nga një paraqitje e shkëlqyer në Mançester, ndërsa kuqezinjtë janë në telashe dhe e kuptoj që Fonseca tashmë është në rrezik. E thënë kështu, është e qartë që t’u japësh kuotat e favoritit skuadrës zikaltër.

Megjithatë, do të ishte gabim nëse do ulet vëmendja nga ana e tyre”.

“Milani është gjithmonë Milan dhe derbi është derbi. Fonseca mund të ndryshojë diçka, duke u fokusuar te Abraham dhe Morata që në fillim. Zgjidhje interesante: anglezi ka treguar dëshirë të madhe në daljet e para dhe ai mund të jetë gjithashtu një stimul për shokët e tij të skuadrës, megjithatë, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë të ushtrojnë futbollin e trajnerit portugez kundër Interit.

Kampionët e Italisë, falë një mesfushe me shumë kualitet, janë të jashtëzakonshëm në shmangien e presingut të kundërshtarit, ndeshja kundër Cityt ishte një tjetër demonstrim në këtë kuptim”.

Next Post

“Shpresoj që Milani mos ta rikthejë më kurrë Maldinin”, Materaci: Fitojmë derbin e shtatë, Interi ka siguri të madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.