Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello, ka shkruar në rubrikat e La Gazzetta dello Sport opinionin e tij për disa nga skuadrat e mëdha italiane dhe momentet e ndryshme që po përjetojnë në këtë fillim kampionati. Në mënyrë të veçantë, ai u ndal edhe për derbin: “Na pret një tjetër ndeshje e madhe, derbi i Milanos, edhe nëse disponimet në Inter dhe Milan janë pothuajse të kundërta”.
“Skuadra e Inzaghit është e freskët nga një paraqitje e shkëlqyer në Mançester, ndërsa kuqezinjtë janë në telashe dhe e kuptoj që Fonseca tashmë është në rrezik. E thënë kështu, është e qartë që t’u japësh kuotat e favoritit skuadrës zikaltër. Megjithatë, do të ishte gabim nëse do ulet vëmendja nga ana e tyre”.
“Milani është gjithmonë Milan dhe derbi është derbi. Fonseca mund të ndryshojë diçka, duke u fokusuar te Abraham dhe Morata që në fillim. Zgjidhje interesante: anglezi ka treguar dëshirë të madhe në daljet e para dhe ai mund të jetë gjithashtu një stimul për shokët e tij të skuadrës, megjithatë, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë të ushtrojnë futbollin e trajnerit portugez kundër Interit. Kampionët e Italisë, falë një mesfushe me shumë kualitet, janë të jashtëzakonshëm në shmangien e presingut të kundërshtarit, ndeshja kundër Cityt ishte një tjetër demonstrim në këtë kuptim”.