Cardiff City i ka paguar Nantes pjesën e mbetur të tarifës së transferimit të Emiliano Sala.
Klubi uellsian ka paguar dy këste të tjera me vlerë prej 11 milionë eurosh, pasi u urdhërua të kryente pagesat nga FIFA.
Pavarësisht se ka paguar dy këstet e mbetura për klubin e Ligue 1, Cardiff City planifikon të vazhdojë me veprime ligjore kundër Nantes.
Klubi i kryeqytetit të Uellsit ka kërkuar dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh për vdekjen e sulmuesit argjentinas.
Njoftimi i plotë nga Cardiff City:
“Cardiff City pagoi sot këstin e dytë dhe të tretë të tarifës së transferimit për Emiliano Sala, siç është urdhëruar së fundmi nga FIFA.
Kjo pavarësisht se ende nuk ka një vendim gjyqësor për përgjegjësinë e FC Nantes për aksidentin. Ne vazhdojmë të punojmë që përgjegjësit të mbahen përgjegjës.
Mezi presim gjykimin para Gjykatës franceze vitin e ardhshëm”.