Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, foli për të ardhmen e klubit dhe të futbollit italian në një intervistë për “Il Sole 24 Ore”: “Serie A ishte si Premier League. Milani ishte në majë. Çfarë ndodhi? Në këto sektorë, nëse bëhesh dembel dhe nuk e rindërton veten, nëse nuk paraqitesh çdo ditë me një ndjenjë urgjence për të inovuar, konkurrenca do të të shtypë.
‘Hollywood’ u vetëkënaq, mendonte se ishte i mbrojtur. Pastaj erdhi një shitës DVD-sh që kërkoi të merrte me licencë përmbajtjet. Lindi ‘Netflix’ dhe e shtypi, sepse teknologjia kishte ndryshuar.
Çfarë duhet bërë? E kam thënë disa herë se duhet ta përmirësojmë produktin, ta bëjmë më tërheqës dhe interesant edhe për distributorët dhe publikun ndërkombëtar. Në Itali njerëzit kanë disi frikë nga ndryshimi dhe ka njëfarë rezistence ndaj inovacionit.
Futbolli italian duhet të inovojë. Duhet të ndryshojë me një ndjenjë urgjence. Unë dua të jem një nga katalizatorët e këtij ndryshimi. Shoh shumë ngjashmëri mes ‘Hollywood’ dhe futbollit italian; të dy kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe duhet t’i rikthehen inovacionit me urgjencë”.