Sipas raportimeve të DailyMail, Carlo Ancelotti po e padit Evertonin.
Trajneri i Real Madridit po akuzon ligjërisht ish-klubin e tij për shkelje të të drejtave të përgjithshme tregtare.
Mosmarrëveshja është për bonusin prej 2 milionë funtesh që klubi anglez është i detyruar t’i paguajë Ancelottit.
Italiani mori drejtimin e Evertonit në dhjetor 2019 dhe i çoi në pozitat e 12 dhe 10 në Premierligë.
Everton është aktualisht në një krizë financiare dhe klubi mund të marrë pronarë të rinj.
Muajin e kaluar Everton mori një hua për të mbuluar koston e ndërtimit të stadiumit të tyre të ri Bramley Moore Dock.
Për shkak të situatës së vështirë financiare, Everton do të shesë një sërë lojtarësh këtë verë dhe besohet se ka një sezon të vështirë përpara.
Vitin e kaluar, Everton i shpëtoi për pak rënies nga liga me fitoren 1:0 ndaj Bournemouth në raundin e fundit./Lajmi.net/