• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Carlo Ancelotti promovon djalin e tij

30/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti prej disa vitesh tashmë bashkëpunon në stafin e tij me djalin, Davide. Italiani është mjaft i kënaqur nga puna e djalit të tij, madje së fundmi shprehet se Davide mund të bëhet një trajner i madh pasi ka aftësitë e duhura për këtë profesion.

Ancelotti shkon edhe më tek kur shton se një ditë mund të jetë ai ndihmësi i Davides, dhe jo e kundërta.

“Davide është një trajner i ekuilibruar, serioz. Ai filloi si përgatitës atletik në PSG, pastaj me ne te Real Madrid.

E di mirë se si është puna e një stafi dhe është rritur shumë.  e ushtron këtë punë prej dhjetë vitesh. Ai e bën pjesën më të madhe të punës në stërvitje. Si karakter më ngjason shumë.

Ka aftësitë dhe kapacitetin për të bërë një karrierë të shkëlqyer, për të mbijetuar në botën e futbollit dhe për të përballuar të gjitha momentet, të lehta dhe të vështira. Ka njohuri dhe karakter.

A do të pranoja të isha zëvendësi i djalit tim? Unë do ta bëja, nuk do të kisha asnjë problem. Ashtu siç më ndihmon ai sot, mund ta ndihmoj unë nesër. Nëse ma kërkon, do ta bëja”, u shpreh Ancelotti.

Next Post

Allegri: Nuk futem fare në bisedat e lojtarëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.