Sunday, 23. August 2026
Sport

Carlos Augusto e Thuram, Interi mban ritmin

GS 23/12/2024 1 Min. Lesezeit

Interi mundi Comon 2-0 në ndeshjen mbyllëse të javës së 17-të të  Serisë A. Në një mbrëmje më të vështirë nga sa sugjeronte tabela e klasifikimit, zikaltërit e Simone Inzaghit shfrytëzuan maksimalisht goditjen nga këndi të Calhanoglu në fillim të pjesës së dytë duke shënuar golin e parë me Carlos Augusto, goli i tij i dytë radhazi.

Në limitet e sfidës, Thuram dyfishoi epërsinë e tij me një silur në këndin e sipërm. Interi me këtë fitore mban ritmin e Atalantës dhe Napolit, në një ndeshje ku edhe Como konfirmoi ecurinë e javëve të fundit.

Teilen: