Thursday, 10. September 2026
Futboll

Carrick: Champions League është vendi ku Manchester United i takon të luajë, sfidë më të mirëve

GS 10/09/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester United rikthehet sot në Champions League, aty ku dhe i takon. “Djajtë e kuq” do të përballen në ‘Old Trafford’ me Sabah FK të Azerbajxhanit, në një sfidë që konsiderohet e lehtë për vendasit

Trajneri Michael Carrick, duke folur për këtë sfidë deklaroi: “Do të thotë shumë për ne të luajmë në Champions. Të sfidosh veten përballë elitës, më të mirëve. Ky klub futbolli është mësuar të jetë më i miri; nuk është diçka që mund ta marrësh si të mirëqenë”.“Kemi munguar për disa vite dhe tani jemi rikthyer. Është vendi ku presim të jemi, pa bërë plane të nxituara për të ardhmen e largët. Kemi bërë hapa të mëdhenj për t’u kualifikuar. Tani bëhet fjalë për të kaluar në kapitullin tjetër dhe për të zhvilluar më tej skuadrën”, shtoi Carrick.

Ky është padyshim vendi ku duam të jemi. Nuk mendoj se çështja qëndron te fakti nëse arritja në një fazë të caktuar përbën sukses apo jo. Duhet ta përqafojmë sfidën e re me të cilën po përballemi si grup dhe të shkojmë sa më larg që të mundemi”, tha trajneri anglez.

Nëse avancojmë më tej në këtë kompeticion, atëherë kush e di? Nuk përjashtoj asgjë. Por po ecim hap pas hapi dhe sigurisht nuk po nxitohemi. Kemi një skuadër mjaft të fortë për të konkurruar“, përfundoi Michael Carrick.

Teilen: