Thursday, 5. March 2026
Futboll

Carrick: Humbja e parë si trajner i United të dhemb, nuk e menaxhuam si duhet ndeshjen

GS 05/03/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka folur për humbjen 2-1 që “djajtë e kuq” pësuan ndaj Newcastle në Premier League. Kjo ishte humbja e parë për trajnerin Carrick në krye të këtij ekipi, që kur erdhi në “Old Trafford”.

Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo humbje. Erdhëm në Newcastle në formë të mirë, duke kërkuar të marrim diçka nga loja. Por, mënyra se si u zhvillua ndeshja ishte shumë zhgënjyese. Nuk ka justifikime”, tha Carrick.

E kemi vendosur veten në një pozicion të mirë në renditje me performancat dhe rezultatet që kemi pasur, kështu që kjo humbje të dhemb. Nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si luajtëm”, shtoi Carrick.

Më tej, trajneri i United, duke shtuar, foli edhe për faktin e skuadra e tij kishte avantazhin e një lojtari në pjesën e dytë: “E kishim fatin në dorë por nuk e shfrytëzuam. Merita i takon Newcastle. Jemi shumë të zhgënjyer”.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. E menaxhuam jo mirë ndeshjen, nuk luajtëm mjaftueshëm mirë. Nuk mund të gjejmë asnjë justifikim për këtë. Ne të gjithë marrim përgjegjësi për këtë dhe e dimë”, tha Carrick.

Teilen: