Tuesday, 12. May 2026
Futboll

Carrick: I lumtur që kam mbështetjen e lojtarëve për të qëndruar te Manchester United

GS 12/05/2026 2 Min. Lesezeit

Michael Carrick tha se mbështetja nga lojtarët, që deklarojnë se ai e meriton të qëndrojë edhe sezonin tjetër në stolin e Manchester United, është një mesazh dashurie e respekti që ata kanë ndaj trajnerit të tyre.

Carrick, që mori drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit (zëvendësoi Ruben Amorim), ka udhëhequr “djatë e kuq” drejt kualifikimit në Champions League sezonin tjetër, pasi fitoi 10 nga 14 ndeshjet e tij në Premier League si trajner

Harry Maguire, Bruno Fernandes, Matheus Cunha, Casemiro dhe Amad Diallo janë vetëm disa nga lojtarët që kanë bërë thirrje që ai të qëndrojë në këtë rol. “Si menaxher, je udhëheqës vetëm nëse njerëzit duan të të ndjekin”, tha Carrick.

Veprat e vërtetojnë këtë. Kur ndiej mbështetjen dhe ndiej se djemtë janë të gjithë të lidhur, së bashku në fushë, kjo është gjëja më e këndshme. Ne përpiqemi t’i udhëzojmë dhe t’i ndihmojmë në disa mënyra”, shtoi trajneri i United.

Në fund, Carrick tha: “Është e kënaqshme të ndjesh respekt nga skuadra dhe kur arrin rezultate. Gjithsesi, e ardhmja ime nuk varet nga unë dhe gjithçka do të vendoset bashkë me klubin në fund të sezonit”.

Teilen: