Thursday, 17. September 2026
Futboll

Carrick: Nuk mund ta pranojmë këtë paraqitje, i ndjeva vërshëllimat dhe marr përgjegjësinë

GS 17/09/2026 2 Min. Lesezeit

Michael Carrick reagon ndaj vërshëllimave në “Old Trafford”, pasi Manchester United u eliminua nga Carabao Cup pas humbjes me përmbysje 3-2 prej Brighton. Miqtë përmbysën dy golat e realizuar nga “djajtë e kuq” për të avancuar më tej

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, për Sky Sports tha: “Nuk mund ta pranojmë këtë si grup. Unë mbaj përgjegjësi për këtë humbje dhe eliminim. Paraqitja drejt fundit të pjesës së dytë është përgjegjësia ime”.

“Të gjithë do të përmirësohemi. Duhet të jemi më të mirë. Kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën për të cilën duhet të përgatitemi. Jemi eliminuar nga ky kompeticion dhe duhet t’i rikthehemi fitoreve“, shtoi Carrick.

Duhet të përmirësohemi në disa aspekte. I dëgjova vërshëllimat e tifozëve. Kjo është mjaft e qartë! I kuptoj plotësisht ndjenjat e tifozëve. E kuptoj plotësisht duke pasur parasysh rrjedhën e ndeshjes. Duhet t’i fitojmë ndeshjet“, tha Carrick.

“Duhet ta pranojmë. Unë e pranoj plotësisht. Në fund të fundit, më takon mua: si dukemi si ekip, si luajmë dhe çfarë rezultatesh arrijmë. E marr përsipër këtë. Do t’i pranoj si lavdërimet, ashtu edhe kritikat dhe pakënaqësinë”, tha Carrick.

Teilen: