Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, e pëlqen mënyrën se si po zhvillohet mesfushori Kobbie Mainoo dhe pret që konkurrenca ta ndihmojë atë të arrijë nivele të reja. Vjet, dukej sikur e ardhmja e 21-vjeçarit ishte larg ‘Old Trafford’, por këtë vit situate është ndryshe.
E ardhmja e Mainoo ishte në dyshim por ardhja e Carrick në janar ndikoi për ta ndihmuar në rifillimin e karrierës së tij tek ‘djajtë e kuq’. Duke e çuar mesfushorin drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Manchester United dhe përzgjedhjes për Kupën e Botës 2026.
“Mendoj se konkurrenca brenda ekipit është një gjë pozitive. Mendoj se Kobbie bëri hapa të mëdhenj sezonin e kaluar dhe ka luajtur mirë edhe tani. Mund të shihni tek ai zhvillimin e tij dhe sa shumë po përmirëson aspekte të caktuara të lojës së tij”, deklaroi trajneri Michael Carrick.
“Ai dëshiron të mësojë, është i uritur për të mësuar, dëshiron më shumë gjatë gjithë kohës, gjë që është shumë mirë. Ai ka pasur tetë muaj vërtet të mirë që kur kam qenë unë, po shtyn për më shumë, siç duhet. Të pasurit konkurrencë është themeli për të qenë i fortë”, shtoi trajneri.