Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, është ai ylli i mesfushës që çdo emër i madh në Evropë do të bënte gjithçka për ta rrëmbyer. Por që kur mesfushori spanjoll i lindur në vitin 1996 u largua nga Atlético Madrid për të nënshkruar me Manchester Cityn në 2019-ën (një transferim me vlerë rreth 70 milionë euro), ideja për t’u larguar nga Premier dhe Pep Guardiola nuk i shkoi kurrë në mendje.
I veshur me fanellën e Citizens ai rrëmbeu shumë trofe, një Community Shield, 2 Kupa të Anglisë, 4 Premier League radhazi, një FA Cup dhe një Champions League, pa harruar trofeun e Superkupës së UEFA-s dhe Kupës së Botës për Klube. 28-vjeçari me origjinë nga Madridi nuk do të kishte asnjë arsye për të thënë lamtumirë sot, pavarësisht se disa nga bashkëlojtarët e tij të kombëtares përpiqen ta bindin.
Në fakt, në një intervistë të dhënë, Dani Carvajal, mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, tha se po përpiqet të marrë po-në e Rodrit për një transferim në Madrid, qyteti i origjinës së mesfushorit. “Çdo ditë i them Rodrit të nënshkruajë për Real Madridin”, tha Carvajal.
“I them çdo ditë që të largohet nga Mançesteri, se atje nuk ka diell dhe të vijë në Madrid sepse ne kemi nevojë për të”. Dhe përgjigja e Rodrit: Më thotë që ka kontratë… por do të ishte perfekt për ne”, komenton ai.