Casemiro tha se Lionel Messi, shoku i tij i skuadrës tek Inter Miami, “është një shembull për përkushtimin e treguar”. Pavarësisht ndarjes nga jeta të babait të tij fundjavën e kaluar, Messi u vu në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e “Leagues Cup” ndaj Leoni.
“Është një shembull. Me siguri po kalon një periudhë shumë të keqe, por tregoi përkushtim jo vetëm ndaj lojtarëve, por edhe ndaj klubit, çka ishte diçka e jashtëzakonshme. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë në jetën time. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ta falënderojmë që ndodhet këtu”, – tha Casemiro pas humbjes 3-2.
Ai shtoi se kjo është një nga arsyet pse Messi “është kaq i madh” dhe një nga “më të mirët në histori, nëse jo më i miri”.
Messi luajti 45 minutat e dyta, por prania e tij nuk mjaftoi për ta shmangur eliminimin e Inter Miami nga “Leagues Cup”. Casemiro pranoi se skuadra është e zhgënjyer, ndërsa theksoi se tani objektivi i mbetur për këtë sezon është “MLS Cup”.